Në Interlab ne e kuptojmë se kujdesi shëndetësor duhet të jetë i aksesueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që mund të kenë vështirësi të vizitojnë klinikën tonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të ngazëllyer të prezantojmë shërbimin tonë Doktori në Shtëpi, i krijuar për të sjellë kujdes mjekësor me cilësi të lartë drejtpërdrejt në shtëpinë tuaj.
Shmangni telashet e udhëtimit deri në klinikë. Mjekët tanë vijnë tek ju, duke ju kursyer kohë dhe mundim.
Merr vëmendjen e plotë të Doktorit në person nga profesionistët tanë të përshtatur për nevojat tuaja specifike.
Trajtimi në mjediset komode të shtëpisë tuaj mund të jetë më rehat dhe më pak stresues, veçanërisht për pacientët e moshuar ose ata me probleme lëvizëse.
Zvogëloni rrezikun potencial të ekspozimit ndaj infektimeve të mundshme gjatë kontaktit me njerëz të tjerë në klinikë.
Si funksionon?
Abonimi:
Për të siguruar disponueshmërinë, pacientët duhet që fillimisht të Abonohen përmes kësaj faqeje ose drejtpërdrejt në Klinikë dhe të rezervojnë shërbimin “Doktori në Shtëpi” për datat specifike që u përshtaten më së miri. Ju mund ta bëni këtë në formën më poshtë ose duke duke telefonuar ekipin tonë të shërbimit të klientit.
Vizita:
Në ditët e caktuara, Doktorët tanë do të vizitojnë shtëpinë tuaj dhe do të kryejë konsultat, kontrollat dhe trajtimet e caktuara apo të nevojshme.
Vazhdimi:
Varësisht prej modelit të abonimit që ju keni zgjedhur Doktorët do të vazhdojnë të kryejnë vizitat e para-caktuara për kontrollat e mëtejshme apo monitorimin e rregullt të shëndetit tuaj, kështu duke siguruar mirëqenje dhe shëndet sa më të mirë për ju dhe familjen tuaj.
Në Interlab, ne jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm, kudo që të jeni. Abonimet që ne ofrojmë janë krijuar për të sjellë kujdesin shëndetësor më pranë jush, duke siguruar që ju dhe të dashurit tuaj të merrni vëmendjen dhe trajtimin që ju nevojitet pa bezdinë e udhëtimit.
Për pacientët që kërkojnë kujdes të rregullt mjekësor të vazhdueshëm, ne ofrojmë plane të abonimit mujor. Këto plane përfshijnë vizita të planifikuara dhe të caktuara nga mjekët tanë për kontrolle dhe trajtime të rregullta në shtëpi gjatë ditëve specifike të muajit. Abonimi në shërbimin tonë siguron kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe mirëqenje të përgjithshme.
Përfitimet e planit të abonimit
Shijoni komoditetin e vizitave të planifikuara pa pasur nevojë të rezervoni çdo herë.
Abonentët marrin caktimin prioritar dhe kohën e përgjigjes së shpejtë.
Përfitoni nga një qasje gjithpërfshirëse ndaj shëndetit tuaj me monitorim të rregullt dhe plane të personalizuara të kujdesit.
Abonimet vijnë me Çmime të zbritura në krahasim me rezervimet individuale të vizitave.
Plotësoni të fushat me informatat që kërkohen në Formën e mëposhtme dhe stafi ynë do t’ju telefonojë për të konfirmuar Abonimin tuaj. Në rast të pasigurisë në plotësimin e fushave specifike ju keni mundësinë që të ndyshoni apo modifikoni abonimin tuaj gjatë konfirmimit me stafin tonë. Abonimi juaj do të zgjasë varësisht prej periudhës që ju e caktoni apo ju mund të merrni shërbimin pa ndonjë limit kohor dhe të trajtoheni në vazhdimësi deri në momentin që ju të njoftoni Klinikën për ndërprerjen e shërbimit.
Klinika dhe Laboratori Interlab është destinacioni juaj kryesor për shërbime të jashtëzakonshme diagnostikuese në vendin tonë. Ne krenohemi me pajisjet tona moderne dhe gamën e plotë të testeve rutinë dhe inovative në të gjitha fushat e patologjisë klinike.
Njoftohu me më të rejat e fundit dhe zbritjet që Interlab ofron.
Për përvojë më të mirë në faqen tonë, ju lutemi kyçuni për të hyrë në listën e plotë të analizave, për të rezervuar takime dhe për të kontrolluar raportet e takimeve online në llogarinë tuaj.
Nëse nuk jeni regjistruar ende, klikoni këtu për t’u regjistruar.